AKTUALITET /

Skandali/ 8 punonjës të spitalit Onkologjik me sëmundje malinje

Shkruar nga Versus

Skandali/ 8 punonjës të spitalit Onkologjik me sëmundje malinje

Hetimit në Spitalin Onkologjik, ku disa mjekë dhe drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë ndaluar me masa të ndryshme sigurie, kanë zbardhur edhe të tjera ngjarje tronditëse.

Siç edhe zbulohet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, disa punonjës të spitalit onkologjik janë të diagnostikuar dhe të sëmurë me sëmundje malinje.

Burimet pranë këtij spitali, kanë bërë të ditur se, bëhet fjalë për 8 punonjës që janë diagnostikuar me sëmundje malinje.

Këtë e ka pohuar edhe në një mesazh të saj, doktoresha Alketa Pere për anëtarët e grupit të komunikimit në Ëhatsapp, ku kërkon për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të pajisjes së kobaltit.

Alketa Pere:

Shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe të sqarohet situata. Ka disa të dhëna që tregojnë një numër të madh personash më sëmundje malinje në pavionin e onkologjisë.

Skandali/ 8 punonjës të spitalit Onkologjik me sëmundje malinje

Siç edhe pritet, personeli i spitalit Onkologjik është edhe më i rrezikuar ndaj sëmundjeve malinje, si për shkak të pajisjeve që përdoren për të diagnostikuar apo kuruar sëmundjet e kancerit.

Poll