AKTUALITET /

FOTO/ I vdekuri nga shpërthimi në Sarandë, është një biznesmen i njohur. Dyshime për krim

Shkruar nga Versus

FOTO/ I vdekuri nga shpërthimi në Sarandë, është

Gati 24 orë pas shpërthimit të fuqishëm në Sarandë, është identifikuar viktima.

Bëhet fjalë për një biznesmen të njohur në qytetin bregdetar.

Burime nga policia thanë se, viktimë e shpërthimi me eksploziv të ndodhur 100 nga moli i Sarandës është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.

Ai është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

FOTO/ I vdekuri nga shpërthimi në Sarandë, është

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.

Disa vite më parë, Nelaj ka pasur një përplasje për një lulishte në Sarandë, që u kthye në truall ndërtimi.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: