Gati 24 orë pas shpërthimit të fuqishëm në Sarandë, është identifikuar viktima.
Bëhet fjalë për një biznesmen të njohur në qytetin bregdetar.
Burime nga policia thanë se, viktimë e shpërthimi me eksploziv të ndodhur 100 nga moli i Sarandës është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Ai është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.
Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.
Disa vite më parë, Nelaj ka pasur një përplasje për një lulishte në Sarandë, që u kthye në truall ndërtimi.








