AKTUALITET /

KOSOVË / Dy shqiptarë në pranga, dyshohet se ishin spiunë të agjenturës serbe BIA

Policia e Kosovës kreu arrestimet në Ferizaj dhe të dyshuarit me iniciale B.Sh dhe M.Q dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe

Shkruar nga a.b.

KOSOVË / Dy shqiptarë në pranga, dyshohet se ishin spiunë

Dy persona te dyshuar se kryenin veprime spiunazhi për llogari të Serbisë janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga autoritetet ligjzbatuese në Kosovë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore,  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.
KOSOVË / Dy shqiptarë në pranga, dyshohet se ishin spiunë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Policia e Kosovës kreu arrestimet në Ferizaj dhe të dyshuarit me iniciale B.Sh dhe M.Q dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. Pasditen e së mërkurës Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për spiunazh në Ferizaj, me inicialet B.Sh, ka punuar në këtë institucion më herët, por se është pushuar para 20 vjetësh dhe se prej atëherë s’ka pasur asnjë lidhje me Doganën. 

Policia e Kosovës ka bastisur dhe pronat e të dyshuarve, për përpjekje për të gjetur e sekuestruar dokumenta në cilësinë e provës materiale

 

 

Poll