
Indikacionet po shtohen dita ditës se Joe Biden do të tërhiqet nga gara për presidencën në zgjedhjet e nëntorit.
Të enjten, NBC News dhe New York Times raportuan se fushata e Bidenit është në prapaskenë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kandidaturës së nënpresidentës Kamila Harris kundër Donald Trump.
Ndërkohë pritet një konferencë për shtyp me deklaratën e Joe Biden.
Biden's press conference, scheduled for 6:30 pm, will be carried live by all three broadcast networks. ABC, CBS and NBC plan to break in with Special Reports.
— Michael M. Grynbaum (@grynbaum) July 11, 2024
Aktualisht nuk dihet se për çfarë do të flas presidenti i SHBA-së, por sipas disa zërave bëhet fjalë për zgjedhjet dhe kandidaturën e tij.
Është kontakti i parë direkt i Biden me gazetarët në dy javë, që nga paraqitja e tij zhgënjyese në debat me kandidatin tjetër Donald Trump që shkaktoi valën e komenteve dhe thirrjeve që ai të tërhiqej nga gara parazgjedhore.
Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit, pritet që “shtypi të jetë agresiv”, komenton Michael Greenbaum i New York Times.







