BOTA /

Vriten në mënyrë mafioze dy britanikë në Suedi, polica vendase në alarm, në lojë futet dhe Interpoli

Trupat u dy britanikëve u gjetën nga zjarrfikësit pas njoftimit të marrë në zonën industriale të pasur afër qytetit bregdetar Malmo të dielën (14 korrik)

Shkruar nga B.SH

Vriten në mënyrë mafioze dy britanikë në Suedi, polica

Dy shtetas britanik janë vrarë në mënyrë mafioze në Suedi dhe policia vendase po e heton tani rastin si vrasje të dyshiftë.

Trupat u dy britanikëve u gjetën nga zjarrfikësit pas njoftimit të marrë në zonën industriale të pasur afër qytetit bregdetar Malmo të dielën (14 korrik)

Vriten në mënyrë mafioze dy britanikë në Suedi, polica
Ekipet mjekoligjore po punojnë për identifikimin e dy britanikëve

Thuhet se viktimat kishin marrë një makinë me qira, një Toyota të zezë në aeroportin Kastrup në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhag, përpara se të gjendeshin në qytetin suedez përtej kufirit.

Ata janë qëlluar para se makina të digjej, shkruajnë mediat lokale.

Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur, por zyrtarët e policisë thonë se e kanë idenë se kush janë ata.

Ata tani po i kërkojnë kujtdo që ka parë Toyota-n midis orës 11:30 dhe 14:00 të së dielës, , të kontaktojë.

Viktimat u panë për herë të fundit duke udhëtuar përtej stacionit me pagesë në urës Öresund të dielën pasdite.

Gjithashtu sipas mediave lokale thuhet se autoritetet vendase tani kanë frikë se kjo vrasje mund të pasojë më shumë dhunë pasi nuk përjashtojnë mundësinë për luftë brenda bandave.

Vriten në mënyrë mafioze dy britanikë në Suedi, polica

Për shkak të kompleksitetit autoritetet suedeze po punojnë dhe me Interpolin për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Ndërsa qeveria e Keir Starmer ka lëshuar këshilla për të gjithë britanikët që do të udhëtojnë për në Suedi.

 

 

 

Poll