
Tom Doshi, kreu i Partisë Social-Demokrate do të këndidojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, si deputet në qarkun e Shkodrës.
Kryetari i PSD-së ka hapur zyrën elektorale zyrën e tij elektorale në Shkodër, duke nisur dhe përgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ishte kryetari i degës së PSD-së në Shkodër, Ardian Hysa, ai që ndau një video në rrjetet sociale nga takimi i Tom Doshit me anëtarët e degës, ku krahas saj shkruan: “Misioni vazhdon”.
Tom Doshi shprehu me plotë besim se do të bëhet pjesë e parlamentit si deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ai gjithashtu theksoi se PSD parashikohet të jetë një nga surprizat e kësaj garë elektorale, duke synuar të dyfishojë numrin e deputetëve që ka në kuvend në këtë mandat./Versus.al







