BOTA /

VIDEO/ Tragjedi në Guinean e Re: 2000 njerëz varrosen të gjallë nga rrëshqitja e dheut

Tragjedia e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa të paimagjinueshme

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tragjedi në Guinean e Re: 2000 njerëz varrosen të
Pamje nga tragjedia


Tragjedia e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa të paimagjinueshme , pasi sipas përditësimit të fundit të OKB-së, më shumë se 2000 njerëz janë varrusor të gjallë brenda shtëpive të tyre.

“Rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 2,000 njerëz të gjallë dhe shkaktoi dëme të mëdha”, thuhej në letrën nga qendra kombëtare e reagimit ndaj emergjencave drejtuar delegacionit të OKB-së në kryeqytetin Port Moresby.

Më herët, një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit ishin në një "garë me kohën" për të gjetur të mbijetuarit

"Kanë kaluar më shumë se tre ditë që nga katastrofa. Jemi në një garë me kohën, por pyetja është nëse do të mund të gjejmë njerëz të gjallë'', tha Serhan Aktoprak për AFP.

Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga , në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb natën e së enjtes deri të premten, duke varrosur dhjetëra shtëpi ndërsa banorët flinin.

Fillimisht, organizatat humanitare dhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale shprehën frikën për humbjen e 100 deri në 300 jetëve, por më pas numri i të vdekurve u rrit në rreth 670, kur ekipet e shpëtimit kuptuan se fshati i goditur nga rrëshqitja e dheut kishte shumë më tepër banorë nga sa mendonin. 

Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura të javëve të fundit.

Në mars, të paktën 23 njerëz vdiqën në një rrëshqitje dheu në një provincë fqinje.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën (26 maj) përmes rrjetit social X se Parisi është "gati të kontribuojë në përpjekjet për ndihmën dhe rindërtimin".

 

Poll