
Në dosjen e siguruar nga Versus.al mbi atentatit ndaj vëllezërve Klevi dhe Aldo Bahos, ngjarje e ndodhur në 01.17. 2019 në fshatin Broshkë, Elbasan, janë zbuluar detaje të reja.
Nga të gjitha të dhënat del se atentati ku mbeti i vrarë Klevi dhe u plagos vëllai i tij Aldo( Aleksandër) është financuar nga vëllezërit Çopja, Franc Gergely Çopja dhe Hajdar Çopja kjo për shkak të lidhjes shoqërore që vëllezërit Baho kishin me kundërshtarët e tyre Endrit Alibeaj si dhe vëllain e tij Erion Alibeaj.
Organizatori i ngjarjes ishte Mikael Qosja (Kamani) ndërsa Talo Çela ishte në rolin e drejtuesit të mjetit të përdorur nga autorët, ndërsa ekzekutorët ishin Altin Ndoci, Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza (për të cilët nuk mund të fillohet procedin pasi janë vrarë) .
Në dëshminë e dhënë nga Aldo Baho i cili arriti të mbijetojë nga atentati ka deklaruar se si ndodhi ngjarja.
'E drejtoja unë mjetin por bëra vetëm 150 metra në drejtim të të shtëpisë sime, vëllai im u kthye të merrte cigaret që ishin në sediljen e pasme dhe në atë momente pa Mercedesin që ishte pas nesh. Unë nuk e kish parë. Ai më tha vëlla përsëri Mercedesi; nuk e përfundoi fjalinë dhe erdhën të shtëna të vazhdueshme nga një kallashnikov. Ishte vetëm një person. Sapo vëllai im zbriti dhe u vendos në fund të makinës tonë filluan sërish të qëllonin kësaj here ishin dy. Unë qëndrova në makinë dhe pash atë që po ndodhte. Nuk mbaj mend sa minuta zgjatën të shtëna. Unë ndërkohë isha plagosur në makinë, u plagosa menjëherë kur nisën të shtënat nga krahu im.’ është shprehur Aldo Baho ndër të tjera.
Më pas në dëshminë e tij Aldo Baho shton se nuk e di se arsyen e të shtëna por më vonë kishte dëgjuar disa fjalë që ai shoqërohej me një shok (është fjala për Erjon Alibeaj) që në të shkuarën i kishin vrarë vëllain, xhaxhain dhe një shok (bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit) dhe sipas tij kjo është dhe arsyeja e atentatit ndaj tyre dhe se objektivi ishte vetë ai.
Në këtë konkluzion Aldo Baho arriti kur pa që sërisht pas atentatit në shtëpinë e tij kishte mbërritur një tjetër Mercedez Benz, gri për të cilën kishte lajmëruar dhe policinë.
‘Ishte një mesazh i qartë, ai që rri pranë tij Erjon Alibeaj apo ai që shoqërohet me të do të ketë këtë fund. Deklaroj se unë isha objektivi i atentatit. Këtë e kuptova më vonë kur pas disa muajsh u paraqit sërish një Mercedez gri me timon nga ana e djathtë. U afruan te dera e shtëpisë sime por unë e kisha parë nga kamerat që kisha vendosur gjatë rrugë. Pranë shtëpisë sime është një kryqëzim. Ata erdhën nga vendi ku ndodhi atentati i parë dhe e dinin që kishte kamera. U ndalën në krah të derës së shtëpisë sime. Nuk bënë ndonjë xhiro por ecën mbrapsht për 200 metra më pas u kthyen dhe u larguan ngadalë. Unë mora targën e Mercedesit gri, tani nuk e mbaj mend, gjithësesi e verfikova që ishte i vjedhur në Babrru një fshat pranë Tiranës. Telefonova policinë ditën e nedërme. U paraqitën dy policë. Dy policët panë kamerat dhe unë ia dhashë atyre filmimin. Unë i thashë policit që pasagjeri ishte i njeti subkjekt i 1 korrikut. Ishin të policisë Elbasan.''
Gjishashtu në dëshminë e tij Aldo Baho akuzon policinë e Peqinit se ato ishin në dijeni se në lokalin ku u krye atentati ndaj tyre kishte armë por që ato u sekuestruan më pas nga polica e Tiranës.'
'Unë kam dëgjuar pas fakteve që pasditen e datës 1.7.2019 policia kishte sekuestruar pranë kafes Eldio Petrol arëm dhe municione. Njoh Ilir Bekon është pronari i barit, rrija gjithmonë në këtë lokal sepse është stacioni i karburantit. Mu kërkua të them tjetë gjë lidhur me armët dhe municonet që gjendet në lokal, deklaroj që s'mund të them gjë. Nuk ishin të miat. Policia e Elbasanit e dinte më parë armët dhe municionet në atë lokal ,por ata që i sekustruan janë policia e Tiranës.’ ka dekluaruar Aldo Baho.
Nga aplikacioni SKY ECC evidentohen biseda konkrete për këtë ngjarje të zhvilluara nga Mikael Qosja alias Mikael Kamani me Franc Gergely alias Franc Çopja, Elios Bitri dhe me një përdorues tjetër të këtij apliakcioni i paidentifikuar.
Në bisedën e zhvilluar mes Çopjes, Qosje dhe Bitrit ku i fundit e referohet Aldo Bahos me nofkën ‘sakati’.
Në videon e dërguar nga atentati nga Qosja, Eljo Bitro e pyet se si e kanë lënë të gjallë Aldo Bahon dhe pse personat që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre nuk kanë zbritur fare nga makina.
Më pas Bitro shkruan se nuk duhet të iknin pa u siguruar dhe se janë sjellë si fëmijë.
Qosja i kthen përgjigje Bitrit se fajin e ka Talo Çelo pasi kanë goditur dhe kanë ikur me vrap.
Gjatë bisedës në Sky ECC Të Mikael Qosjas me një person të paidentifikuar, Qosja ka treguar se Aldo Baho ka patur shumë fat pasi nga 30 gjuatje vetëm 4 e kanë kapur dhe nuk ishte në rrezik jetë gjatë atentatit.
Gjatë komunikimit Mikaeli kur bisedon për ekzekutorët i referohet në vetën e parë shumë’ na thyen fenerin e makinë…’ ishi në ecje..’, çfarë dëshmon se Mikael Kamani ishte bashkë me grupin në atentatin ndaj vëllezërve Baho.
Nga përgjimet e SKY ECC në skenë del dhe Nuredin Dumani në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Baho gjatë një bisede me vëllain e tij Dashnor Dumanin.
Nga përgjimet Nuredini i kërkon Kristal (Elton) Bashës t'i japë kodin e përdoruesite vëllait të tij me qëllim të sqarohet me të.
Më datën 4.8.2020 Nuredini bisedon më vëllain e tij Dashnorin të cilin e pyet për dijeninë që ka në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Baho.
Nuredini i kërkon të vëllait që t'ia tregoj taman gjërat de t'i japë informacione kush mund ta ndihmojë Tao Çelën në Elbasan.
Gjatë bisedës Nuredin insiston duke i thënë Dashit ‘të kam pyetur dy herë nga dilnin makinat kur bëheshin gati për punë.’
Më pas ai pohon dukë thënë: atje në elba, normalisht po dalja osht bo nga elba.
Nga kjo bisedë kuptohet se makinat e përdorua në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit kanë qenë të fshehura në Elbasan dhe dalja në qarkullim e këtyre mjeteve para ngjarjes është bërë në Elbasan./ Versus.al







