Në rrjetet sociale u publikua një foto e ish-banores së Big Brother VIP, Juliana Nura me futbollistin e kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ku dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin duke ngritur dyshimet se mes tyre mund të kishte diçka.
Në një intervistë, të dhënë futbollisti reagoi ashpër duke thënë se Juliana i kishte kërkuar foton dhe më pas ua ka dërguar mediave duke mos e publikuar as vetë për të lënë aludime se kishin diçka me njëri tjetrin. Kjo ka sjellë edhe kundërpërgjigjen nga ish-missi.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova i ka reaguar me një shkrim në InstaStory.
“Kremi po thotë Julin, ta do mami yt edhe gjyshja jote o qyqar, e le për famë që ke”, theksoi ajo. Versus.al








