Unpublished /

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, liron llogaritë e bllokuara të vëllezërve miliarderë nga Katari

Shkruar nga Versus

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, liron llogaritë e bllokuara të

Ende pa kaluar 24 orë nga vendimi për të bllokuar llogaritë bankare të 2 vëllezërve nga Katari të interesuar për të zhvilluar projektin e Zvërnecit, SPAK ka marrë vendim tjetër për t'i liruar këto llogari. 

Mësohet se zhbllokimi i llogarive të Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit. Por ndërkohë SPAK vijon hetimet për dyshimin e tjetërsimit të pronësisë. 

Gjatë deklaratës për shtyp lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje prokurorëve që të lirojnë llogaritë e investitorëve dhe të vazhdojnë hetimet për pronat.  SPAK sekuestroi edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. Administratori i saj, Redi Struga konsiderohet pika lidhëse me investitorët nga Katari. Ndaj Strugës u ushtruan kontrolle nga agjentët e BKH. Ndërsa një tjetër emër që shfaqet në këtë skemë është shqiptari nga Vlora, Artur Shehu i cili jeton në SHBA. Versus.al

Poll