Unpublished /

''Më bëni kryetar të SPAK, e arrestoj unë Metën'', Kryemadhi: Ka një regjistrim të Dumanit në kafe me Manjën

Shkruar nga Versus

''Më bëni kryetar të SPAK, e arrestoj unë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi gjatë intervistës për emisionin ‘’Kjo Javë’’ ka bërë deklarata të forta lidhur me ish-kreun e SPAK, Altin Dumani. Ajo ka rrëfyer se Berisha i kishte kërkuar Lulzim Bashës që ta mbështeste Dumanin për kreun e SPAK.

Ndërsa ndër të tjera ka pretenduar se ka një regjistrim të Altin Dumanit ku ky i fundit dëgjohet teksa i thotë deputetit socialist, Ulsi Manja në kafe që ta bëjnë kryeprokuror të SPAK për të arrestuar Metën.

‘’Procesi është inicuar nga Lulzim Basha, u bë një shkrim. Sepse i duhej për të dobësuar Ilir Metën, as kam për të kërkuar azil dhe as do të iki ndonjëherë. I duhej një fuqizim Lulzim Bashës. Dumani  thonte më bëni mua kryeprokuror, do ta arrestoj Metën. Është regjistrimi i Dumanit dhe Ulsi Manjës, në një lokal pas parlamentit.

E kam dëgjuar vetë. Unë e fus në burg, më bëni mua kryeprokuror. Ndaj nuk u zgjodh Altin Dumani kryetar i SPAK, kam qenë në pritje të ambasadës së Katarit, ka qenë Berisha, Basha dhe 2 të tjerë. Berisha i ka thënë Bashës mos e kundërshtoni Altin Dumanin për kryetar të SPAK sepse ne e kemi votuar atë për të qenë kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Berisha e ka votuar atë për tek SPAK..’’- tha Kryemadhi ndër të tjera. Versus.al

Poll