Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ka shuar zërat se do të jetë pjesë e edicionit të 4 të Big Brother Vip. Në një intervistë të dhënë në Abc e Mëngjesit, Ukcenaj deklaroi se nuk do të jetë pjesë e këtij formati pasi në tetor do të rikthehet në “Portokalli”. Ai gjithashtu shton se nuk është në karakterin e tij të eksperimentojë në formate të tilla dhe se nuk mund të qëndrojë dot larg familjes së tij.
“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do të ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori i njohur i humorit.
Ndërsa i pyetur në lidhje me raportin me aktorin tjetër të Portokallisë Ledio Lako, Visjan Ukcanaj u përgjigj se nuk ishte ai që hoqi Ledion nga Portokallia
“Jam pritur në mënyrë fantastike nga Lori hoxha, e cila ka shprehur pëlqimin për disa prej roleve që po bëj ndërkohë në Portokalli. Çdo gjë që thuhet përreth është ose keqkuptim ose spekullim,” - tha Ukcenaj
Visjan Ukcenaj ka folur edhe për projektin më të ri muzikor “Benz”, i cili është një bashkëpunim me aktorin tjetër të humorit Akil Vorfi.
“Kam që në 2017 që bëj këngë për pasion, e kam filluar me Big Bastën. Unë kam menduar të qëndrojë në këtë stil për një projekt që do publikohet më vonë. Unë muzikën e bëj për pasion, pasi që në gjimnaz kam punuar me zhanre të ndryshme. Kemi dëgjuar muzikë të mirë, brezi ynë si pop apo rrok. Klipi është xhiruar në Shkodër, ishte i thjeshtë dhe e ka bërë një djalë nga Shkodra, Miklovani”, - tha Visjani.







