Live Updates /

Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër votimi në Kuvend! Rama u vendos afat prillin deputetëve "dembelë"

*Seanca e planifikuar për t’u mbajtur sot në Kuvend ku do të votoheshin ndryshimet e kabinetit qeverisës, është shtyrë për në ditën e nesërme. *Deputetët janë në pritje të dekretimit nga Begaj të emrave të ministrave të rinj në qeverinë “Rama 3”. *Grupi parlamentar i PS zhvilloi sot një mbledhje urgjente ku u prezantua Niko Peleshi si kryetar, ndërsa kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve që të jenë më të angazhuar përgjatë seancave plenare në Kuvend. Gjithashtu duke thënë se disa prej deputetëve aktualë nuk e meritojnë të jenë në lista, Rama u vuri afat prillin e ardhshëm për të ndryshuar mendim për ta.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e planifikuar për t’u mbajtur sot në Kuvend ku do të votoheshin ndryshimet e kabinetit qeverisës, është shtyrë për në ditën e nesërme. *Deputetët janë në pritje të dekretimit nga Begaj të emrave të ministrave të rinj në qeverinë “Rama 3”. *Grupi parlamentar i PS zhvilloi sot një mbledhje urgjente ku u prezantua Niko Peleshi si kryetar, ndërsa kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve që të jenë më të angazhuar përgjatë seancave plenare në Kuvend. Gjithashtu duke thënë se disa prej deputetëve aktualë nuk e meritojnë të jenë në lista, Rama u vuri afat prillin e ardhshëm për të ndryshuar mendim për ta.

3 Postime
8 MUAJ ME PARE

Ishte planifikuar të mbahej sot, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare

Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër votimi në Kuvend!

Seanca e jashtëzakonshme plenare e parashikuar për t’u mbajtur sot në Kuvend në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme.

Pritet që presidenti Bajram Begaj të dekretojë emrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetit qeveritar. Ndërsa Kuvendi do të mblidhet nesër për të votuar Elisa Spiropalin si kryetare dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Për këta të fundit, zërat nga opozita u shprehën mjaft skeptikë duke parë se në krye të dikastereve më të rëndësishme Rama zgjodhi të emërojë figura jo-politike, gjë që sipas opozitës do t’i mundësojë kreut të ekzekutivit pushtet të plotë në fusha të ndryshme. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“Të jeni më aktivë”, zbardhet porosia e Ramës ndaj deputetëve për seancat në Kuvend

Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër votimi në Kuvend!
Kryeministri Edi Rama

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja urgjente që po zhvillon sot PS pas emërimeve të reja në grupin parlamentar në Kongresin e mbajtur ditën e djeshme.

Të pranishëm në mbledhje ku u konfirmua Niko Peleshi si kryetar i ri i grupit parlamentar, ishin edhe ministrat e rinj të kabinetit. Ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më të angazhuar sa i takon seancave plenare në Kuvend.  Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në qeveri dhe në grupin parlamentar, mbledhje urgjente e PS! 30 firma për Spiropalin në krye të Kuvendit

Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër votimi në Kuvend!

Ditën e sotme Kuvendi ishte planifikuar të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 18:00 për të votuar ndryshimin e kryetares së Kuvendit, duke votuar mbi propozimin e Elisa Spiropalit si zëvendëse të Lindita Nikollës e cila dha dorëheqjen nga detyra disa ditë më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Por seanca u shty për nesër.

Seanca vjen pasi sesioni parlamentar konsiderohej i mbyllur por plani ndryshoi me emërimet e reja të cilat kryeministri Edi Rama i bëri publike gjatë Kongresit të PS të zhvilluar ditën e djeshme.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një mbledhje urgjente zhvilloi edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste sa i takon zgjedhjes së strukturave drejtuese, kjo pasi kryeministri Edi Rama caktoi Niko Peleshin në krye, duke e zëvendësuar me Pirro Vengun në ministrinë e Mbrojtjes. 30 deputetë firmosën shkresën ku Elisa Spiropali propozohet si kryeparlamentare dhe tashmë shkresa i është dorëzuar sekretarisë së Parlamentit. 

Po ashtu, në ministrinë e Mbrojtjes, u emërua Ervin Hoxha i cili mban aktualisht postin e kreut të IKMT. Ndërsa Taulant Ballës iu besua drejtimi i dikasterit të ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin. Ndryshime pati edhe në ministrinë e Financave ku u largua Ervin Mete duke e zëvendësuar këtë të fundit me Petrit Malajn i cili mban aktualisht postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ndryshimet u pritën me reagime edhe nga deputetët demokratë të cilët i cilësuan ministrat e rinj si “anonimë që i lehtësojnë punën Ramës”. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftimin e Kuvendit për seancë plenare e shpërndau tek deputetët e tjerë, duke vënë në dukje se presidenti Bajram Begaj kishte qenë në zyrë edhe ditën e dielë duke dekretuar me urgjencë emrat e propozuar nga Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: