Një krim i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në një hotel në Dhërmi.
Në hotelin “Greccia” në Dhërmi, Gerald Shehu 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë dhe ka zhdukur truprin e Eraldo Novruzi.
Policia ka dhënë të tjera detaje për zhdukjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në Dhërmi pak pas mesnate.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Për këtë ngjarje, policia ka marrë në pyetje me dhjetëra persona, ndërsa nga dëshmitë e tyre, dyshohet se ka pasur të paktën dy të shtëna, por pamjet e kamerave të sigurisë nuk janë të qarta.







