
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur nga SPAK. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin e pastrimit të parave.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren ‘Harabel’ ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.Versus.al








