AKTUALITET /

Të papriturat e pranverës, dëborë në Korçë! Borëpastruesja ndërhyn në rrugën Boboshticë-Dardhë

Shkruar nga Versus

Të papriturat e pranverës, dëborë në Korçë!

Reshjet e dëborës kanë zbardhur qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm. Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë ka patur reshje të pakta të dëborës, duke bërë që borëpastruesja të ndërhyjë për të pastruar rrugën.

Pavarësisht se jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, në këtë zonë malore janë krijuar kushte dimërore.

Autoritetet bëjnë me dije se firma kontraktore ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj, me qëllim garantimin e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë në zona të tjera të qarkut nuk është raportuar për reshje dëbore. Versus.al

Poll