AKTUALITET /

Vrasje aksidentale në Berat: fqinji qëllon 57-vjeçarin në tentativë për të vrarë kafshën e egër

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkruar nga Versus
Vrasje aksidentale në Berat: fqinji qëllon 57-vjeçarin në
Foto ilustruese

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Poll