AKTUALITET /

SPAK godet grupin shqiptar të kokainës: Sekuestrohen 16.4 ton në Hamburg: sasia më e madhe në historinë e Europë

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës së sekuestruar ndonjëherë në Evropë dhe një nga më të mëdhatë në botë,” deklaruan autoritetet gjermane.

Shkruar nga Versus

 

SPAK godet grupin shqiptar të kokainës: Sekuestrohen 16.4 ton në

Pamjet e bëra publike sot tregojnë sasinë gjigante të kokainës, 16.4 ton, që një organizatë kriminale shqiptare kishte trafikuar drejt Europës, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit në Amerikën Latine. Sipas SPAK, ky është një nga operacionet më të mëdha antidrogë të zhvilluara ndonjëherë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel europian.

Si u zbulua ngarkesa rekord

Më 24 shkurt 2021, zyrtarët gjermanë të doganës në Hamburg zbuluan 16 ton kokainë të fshehura në pesë kontejnerë transporti që kishin mbërritur nga Paraguai. Ngarkesa ishte e maskuar si mbushës muresh (stuko) në kanaçe kallaji.

Fillimisht, doganierët vunë re “parregullsi të qarta” në përmbajtjen e kontejnerëve: menjëherë pas derës gjendeshin mallra origjinale, por pjesa tjetër ishte e mbushur me kanaçe që në vend të stuko-s përmbanin pako kokaine. Pas shkarkimit u gjetën mbi 1 700 kanaçe të mbushura me drogë.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës së sekuestruar ndonjëherë në Evropë dhe një nga më të mëdhatë në botë,” deklaruan autoritetet gjermane.

Vlera në tregun e zi: 1.5 – 3.5 miliardë euro.

Operacion me shtrirje globale

Sipas SPAK, grupi shqiptar operonte në një rrjet ndërkombëtar, në bashkëpunim me organizata të tjera kriminale, për të siguruar transportin e ngarkesave drejt porteve europiane. Fitimet e mëdha investoheshin në prona dhe biznese si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

Paraguai konsiderohet prej vitesh një pikë kyçe tranziti për kokainën drejt Europës, ndërsa Hamburgu, si porti më i madh në Gjermani dhe i treti në Europë, ka qenë shpesh destinacion i ngarkesave të tilla.

Bilanci i operacionit në Shqipëri

Në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), policia ekzekutoi masa sigurie për 9 të hetuar, mes tyre edhe një nga drejtuesit e grupit:

7 u arrestuan me masën “arrest me burg”
2 u lanë në “detyrim paraqitje”
1 prej drejtuesve ndodhet i arrestuar në një vend të BE-së

Në kërkim janë gjithashtu 6 persona të tjerë, për të cilët vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin. /Versus.al

Poll