AKTUALITET /

VIDEO/ Fshihej në një vilë luksoze, arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të Visit të Pojës

I arrestuari është Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Fshihej në një vilë luksoze, arrestohet në
Juxhin Drazhi

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar në Malaga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si drejtues i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

I arrestuari është Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin.

Hetimet nisën pasi policia mori informacione se anëtarë të një bande ndërkombëtare po strehoheshin në një pronë të izoluar. Nga vëzhgimet rezultoi se Drazhi nuk dilte nga vila dhe siguronte gjithçka përmes bashkëpunëtorëve. Shtëpia ishte në një terren të lartë, duke i dhënë mundësi të monitoronte zonën përreth dhe të parashikonte ndërhyrjet e mundshme të policisë.

Sipas autoriteteve, banda ishte e armatosur dhe konsiderohej shumë e rrezikshme. Gjatë operacionit, Drazhi tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar me vrap përmes shpatit të malit, por u neutralizua nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dokumente të falsifikuara, sende luksoze, përfshirë një orë me vlerë të madhe, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator, të fshehura në zonën ku ai kishte tentuar të arratisej.

Poll