AKTUALITET /

Prostitucion në Elbasan, arrestohen eskortat dhe tutorët kinezë! Pranga edhe 3 klientëve shqiptarë

Shkruar nga Versus
Prostitucion në Elbasan, arrestohen eskortat dhe tutorët kinezë!
Momenti i arrestimit dhe paratë e sendet e sekuestruara

Elbasan- Tetë persona janë arrestuar nga policia pas zbulimit të një skeme të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit në dy banesa të marra me qira.

Në pranga kanë rënë 3 kineze e braziliane (L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe) të cilat ofronin shërbime prostitucioni si dhe 2 tutorët e tyre kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe që kishin marrë me qira banesat në qytet.

Në pranga kanë rënë edhe 3 klientë shqiptarë të cilët kishin paguar për të marrë shërbime seksuale. Ndërsa janë vënë nën hetim sanitarja dhe pronarët e dy apartamenteve të dhëna me qira.

 

Policia ka sekuestruar shuma parash të valutave të ndryshme, 10 celularë dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Versus.al

Poll