AKTUALITET /

Atentat në Lezhë, vritet babai i Roan Brahimit, u ekzekutua vitin e kaluar në Greqi

Të gjitha këto ngjarje të përgjakshme ndërthuren në një zinxhir hakmarrjeje që duket se nuk ka përfunduar ende.

Shkruar nga Versus
Atentat në Lezhë, vritet babai i Roan Brahimit, u ekzekutua vitin e
Roan Brahimi (Sidorel Prendi)

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Pllanë të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri. Burime për Versus.al bëjnë me dije se viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit (alias Sidorel Prendi), i cili u vra në maj të vitit të kaluar në Greqi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi”, ishte një emër i përfolur në botën e krimit. Ai u vra më 9 maj 2024 në zonën Virona të Athinës, teksa ndodhej në automjetin e tij. Sipas policisë greke, vrasja e tij dyshohet të ketë qenë pjesë e një sagë hakmarrjeje me origjinë nga Shqipëria.

Brahimi përflitej si armiku i Ervis Martinajt, “mbretit të zhdukur të kumarit”, i cili humbi çdo gjurmë që prej gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak. Gjithashtu, ai lidhet edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes, i ekzekutuar më 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Një histori e gjatë hakmarrjeje

Familja Prendi ka qenë më parë në shënjestër të atentateve. Në vitin 2020, një sulm u krye ndaj lokalit të Gjovalin Prendit, ndërsa në vitin 2014, dy nipër të tij – Taulant dhe Klodian Prendi – u vranë pranë Urës së Milotit së bashku me Klodian Ndrecën, ndërsa udhëtonin me një makinë tip “Golf”. Autorët, që nuk u kapën, qëlluan mbi 20 herë me armë automatike.

Të gjitha këto ngjarje të përgjakshme ndërthuren në një zinxhir hakmarrjeje që duket se nuk ka përfunduar ende. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: