AKTUALITET /

1 vit në paraburgim, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për t'u liruar nga qelia

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, ndaj Metë po kryhen shkelje ligjore duke e mbajtur "peng" në paraburgim" edhe pse hetimet janë përfunduar.

Shkruar nga Versus

1 vit në paraburgim, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për t’u liruar nga qelia e paraburgimit ku tashmë mbahet prej 1 viti që pas arrestimit me dhunë në 21 tetor, 2024.

Pavarësisht se hyri në gjykatë me besimin se Meta do të lirohej nga paraburgimi, avokati i tij Kujtim Cakrani u shfaq i zhgënjyer para gazetarëve duke i quajtur institucionet e posaçme të drejtësisë ‘toga pushkatimi’.

“Në këtë vend nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë dhe dhënia e pafajësisë. Këta janë toga pushkatimi. Kërkesën tonë e quajti prokurori të pabazuar. Nuk folu u ul. Po pse duhet të flasë prokurori kur ka kapur gjykatën dhe afërmendsh do veprohet sipas kërkesave të tyre. Prokurorët nuk kanë bazë ligjore që ta argumentonin përse Ilir Meta duhej të qëndronte në paraburgim. Këtë tani do na e thotë gjyqtarja Irena Gjoka”- deklaroi Cakrani.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye përse Meta të qëndrojë në burg në kushtet kur hetimet janë mbyllur dhe ai nuk ka asnjë mundësi për prishjen e provave.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie në dosjet e hetuara për lobimin në SHBA të ish-LSI-së dhe aferën 'CEZ-DIA'. Të pandehur janë marrë edhe, ish bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e ëma e saj Fatime Kryemadhi dhe ish-bashkëpunëtorët Pirro Xhixho e Ema Çoku. Versus.al

Poll