Korçë- Një shofer autobusi është arrestuar nga policia në pikën doganore të Kapshticës pasi në mjetin që drejtonte iu gjetën mallra të kontrabanduara në vlerën e 100 mijë eurove.
Gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë në autobusin që drejtohej nga 54 vjeçari me iniciale N.Z, u gjetën veshje të kontrabanduara nga Greqia të cilat nuk kishin fatura blerje.
"Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
