AKTUALITET /

122 vite burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për grupin e grabitësve të Rinasit

Shkruar nga Versus

122 vite burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për

Supergrabitja e Rinasit, rrëzohet rekursi në gjykatën e lartë i anëtarëve të grupit kriminal. Lihet në fuqi dënimi i apelit të GJKKO, me 122 vite burg në total për 7 persona

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga 7 anëtarët e grupit kriminal që grabiti 4.6 milionë euro në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019.

Për rrjedhojë do të mbetet në fuqi dënimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 122 vite burg në total për 7 të akuzuarit. Ndërkohë gjykimi për të shumëkërkuarin Talo Çela vijon të jetë i ndarë për shkak të përfshirjes së tij në ngjarje të tjera kriminale dhe ai vijon të jetë ende në arrati. Versus.al

Poll