
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një vajzë 14-vjeçare tentoi të vriste veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Fatmirësisht, adoleshentja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Një banor i lagjes, dëshmitar i ngjarjes, tregoi sesi arriti ta shpëtonte vajzën dhe ta pengonte që të binte në tokë.
Landi Gura rrëfen se ndodhej në një lokal kur dëgjoi zhurmën dhe doli menjëherë jashtë. Ai tregon se vajza fillimisht ra mbi një llamarinë dhe më pas në krahët e tij, duke shpëtuar kështu jetën e saj.
“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël, i dola…
Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, u shpreh ai.







