AKTUALITET /

15 vjeçari u vra me thikë, halla e tij: Në spital u fikën dritat! Plagët e këtij vendi, nënat që nuk i kanë fëmijët

Ajo bëri thirrje për largimin e politikanëve që sipas saj mbajnë peng ndryshimin e vendit që prej 35 vitesh.

Shkruar nga Versus

15 vjeçari u vra me thikë, halla e tij: Në spital u fikën

Halla e Erion Bobës, një nxënësi 15 vjeçar të vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar vitin e kaluar në Durrës, ka folur në protestën e mbajtur ditën e sotme para qeverisë. 

“Unë jam halla e Erionit. Ai u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, por e vrau edhe shteti, sepse gjatë operacionit u fikën dritat në spital! Plagët e këtij vendi janë lotët e nënave shqiptare që nuk i kanë fëmijët. Të bashkohen me të gjitha lotët e tyre, që peshojnë shumë mbi tokën shqiptare.

Unë jam mësuese dhe jam poete që shkruaj, por pena ime loton për Erionin prej muajsh. Dhimbja jonë do shërohet kur të shërohet Shqipëria. Shporruni të shpëtojë ky vend! Bravo rinia shqiptare, e gëzofshi Shqipërinë e bukur!” përfundoi ajo. Versus.al

Poll