
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 150 të dënuar janë transferuar nga burgu i Fushë-Krujës drejt institucioneve të tjera penitenciare në vend.
Autoritetet njoftojnë se asnjë nga të transferuarit nuk konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, ndërsa shumica janë dënuar për krime të thjeshta ose të karakterit banale.
Ky transferim bëhet pjesë e një plani rikonstruksioni të godinës së burgut, me qëllim përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe organizimin më të mirë të institucionit.

