AKTUALITET /

Drama në Memaliaj: Arrestohet burri, kërcënonte se do të vriste gruan e tij

Policia neutralizon ngjarjen e mundshme kriminale, sekuestron pistoletën e 53-vjeçarit

Shkruar nga Versus

Drama në Memaliaj: Arrestohet burri, kërcënonte se do të

Një ngjarje e mundshme tragjike u parandalua në fshatin Lulëzim, Memaliaj, falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë.

Sot, 53-vjeçari L. D., banues në Lulëzim, u arrestua në flagrancë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste duke i thënë se do ta vriste.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila u administrua si provë materiale për procedimin penal.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në kuadër të Komisariatit të Policisë Tepelenë, reaguan menjëherë pas njoftimit, duke neutralizuar rrezikun dhe parandaluar tragjedinë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.

Poll