POLITIKË /

PD protestë sot para Kryeministrisë/ Bllokime rrugësh dhe thirrje për qetësi nga Policia

Protesta kombëtare e sotme në orën 17:00 pritet të ndikojë trafikun, qytetarët paralajmërohen të shmangin akset kryesore

Shkruar nga Versus

PD protestë sot para Kryeministrisë/ Bllokime rrugësh dhe thirrje

Partia Demokratike e Shqipërisë mban sot një protestë kombëtare para Kryeministrisë në orën 17:00, duke paralajmëruar një marrëdhënie të tensionuar me qeverinë dhe duke shkaktuar masa të rrepta sigurie nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, disa akse kryesore rrugore do të jenë të bllokuara: Nga ora 23:45 e sotme, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajtit deri te rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, bllokime do të ketë gjithashtu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia ka marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe apelon tek qytetarët të shmangin këto akse, duke përdorur rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve.

Gjithashtu, blutë bëjnë thirrje që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të kërcënojë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës.

 

Poll