AKTUALITET /

17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë - Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën!

Sipas burimeve nga policia, arma e zjarrit nuk është gjetur ende, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes familjarët kanë ndërhyrë duke fshehur armën dhe gëzhojën, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes, duke vështirësuar hetimin.

Shkruar nga Versus

 

17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri, duke qëlluar veten në kokë. E reja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e intubuar, ndërsa pranë saj qëndrojnë gjyshërit, me të cilët ajo është rritur.

Sipas burimeve nga policia, arma e zjarrit nuk është gjetur ende, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes familjarët kanë ndërhyrë duke fshehur armën dhe gëzhojën, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes, duke vështirësuar hetimin.

Policia ka shoqëruar të atin e vajzës, një person me precedentë penalë, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Atij i janë marrë gjurmë dhe faktorë biologjikë në duar, për të përcaktuar nëse ka përdorur apo jo armën.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime të forta se babai mund ta ketë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem, pas një debati të ashpër për shkak të mosaprovimit të stilit të jetesës së saj.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista – për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për tentativë vetëvrasjeje apo për një akt të rëndë dhune në familje. /Versus.al

Tags:

vrasje vlore

Poll