Tiranë- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kërcënuan 36 vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte 20 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonin foto dhe video intime në rrjete sociale.
Në pranga kanë rënë të rinjtë, A.M 29 vjeç, M.Sh 26 vjeçe dhe S.S 23 vjeç.
Ky i fundit u kap në flagrancë teksa u takua me “prenë” e tyre për t’i marrë shumën e parave.
Ndaj të arrestuarve rëndonë akuza për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë që së fundmi haset rëndomtë nëpër rrjetet sociale. Versus.al








