AKTUALITET /

20 vjeçari shqiptar nga Fieri, vr*tet me armë në Suedi! Plagoset vajza që e shoqëronte

Shkruar nga Versus

20 vjeçari shqiptar nga Fieri, vr*tet me armë në Suedi!

Suedi- Një 20 vjeçar shqiptar i identifikuar si M.LL nga Fieri, ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Helsingborg.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe një vajzë rreth moshës 25 vjeçe e cila e shoqëronte të riun shqiptar.

Viktima dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në Helsinborg. Ai jetonte në Suedi së bashku me familjen e tij që prej 4 vitesh. Versus.al

Poll