Shqiptari i dënuar në Britaninë e Madhe me 35 vite burg për vrasje me armë zjarri të rivalit të drogës po u kërkon para 63 mijë ndjekësva të tij në rrjete sociale.
Pavarësisht ndalimit të celularëve brenda në burg, shkruan media britanike The Sun, Eugert Merizaj ka transmetuar vazhdimisht biseda drejtpërdrejt në javët e fundit në HMP Manchester.
Javën e kaluar ai ka folur nga qelia dhe me shqiptarin Kozak Braci, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”, vazhdon më tej The Sun.
Në videon e parë të publikur nga The Sun, Braci i drejtohet Merizajt:
Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio. . . si mbështetje për të dalë nga burgu.
Fabio është një vrasës shqiptar tjetër që vuan dënimin në Greqi .
Merizaj gjithashtu shprehet se ka shpenzuar 50 mijë funte për avokatë dhe se nuk ka më para.
Ai shprehej ne videot e tij: “Askush nuk do të më lirojë. Nuk kam më para.
Ndërsa një mbështetës i tij i thotë se do t'i dërgojë 1000 euro "sepse je djalë i mirë dhe në burg".
Merizaj, i cili gjithashtu bisedon dhe me vajza në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.
Ai u burgos në Britani pasi u ekstradua nga Belgjika.







