AKTUALITET /

23 vjeçari shqiptar kapet me 200 kg kok*inë në Itali, droga arrinte vlerën e 16 mln eurove

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua për ruajtjen e 191 blloqeve kokainë, ekuivalente me 8,000 doza, në shtëpinë e tij në Romë. U gjetën gjithashtu një armë zjarri, municione dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

Shkruar nga Versus

23 vjeçari shqiptar kapet me 200 kg kok*inë në Itali, droga

Itali- Karabinierët në Romë sekuestruan dyqind kilogramë kokainë, që vlerësohet se i ka sjellë rreth 16 milionë euro sindikatës së krimit të organizuar të Romës. Ata e gjetën drogën brenda shtëpisë në Romë të një 23-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua nga oficerët e Njësisë Hetimore të Romës.

Droga, e ndarë në 191 blloqe, me gjithsej 8,000 doza, u zbulua në shtëpinë e tij: një qendër e vërtetë logjistike për ruajtjen e narkotikëve, së bashku me një pistoletë, municione dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

Fillimisht i riu u ndalua për një kontroll në makinë, në krostkotin e së cilës iu gjet një sasi droge dhe kontrollet në banesën e tij çuan në zbulimin e sasisë së madhe të kokainës me vlerë 16 milionë euro. Mediat italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e 23 vjeçarit të arrestuar. Versus.al

Tags:

itali kokaine

Poll