Prej më shumë se një muaji, një 23 vjeçar shqiptar me qëndrim në Francë ka humbur kontaktet me familjen e tij në Gjirokastër.
Nëna e tij ka bërë një kallëzim në drejtorinë e policisë vendore duke kërkuar ndihmë për të gjetur djalin e saj me të cilin nuk ka kontekte që prej 10 qershorit. Ajo ka bërë me dije se së fundmi djali i saj ka qenë në Francë dhe se që prej atëherë nuk ka patur komunikim me ta.
“Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë”, njofton policia ndërsa një grup hetimor ka nisur veprimet për gjetjen e 23 vjeçarit. Versus.al







