AKTUALITET /

24-vjeçarja në Lezhë në shok! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

Shkruar nga Versus
24-vjeçarja në Lezhë në shok! Një person e
Foto ilustruese

Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person.

Policia bën me dije se shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social.

Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Tags:

panik lezhe

Poll