Një seri ngjarjesh të rënda dhe të paprecedenta kanë tronditur vendin gjatë ditës së sotme, duke lënë pas tre viktima dhe një të plagosur, duke lënë qytetarët në shok dhe duke ngritur alarmin për sigurinë publike.
Në Tiranë, brenda lokalit “City Lounge” në lagjen Komuna e Parisit, një grindje mes punonjësve përfundoi me një akt të egër vrasjeje.
Filip Shehu, 41 vjeç, picier në të njëjtin lokal, mori një thikë dhe goditi kolegun e tij, kuzhinierin 34-vjeçar Indrit Ismaillari, duke e lënë të vdekur në vend.
41 vjeçari është shprehur para togave të zeza se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe transportimit në spital, viktima nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Autori është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e provave.
View this post on Instagram
Po sot, në Durrës, një konflikt familjar u kthye në tragjedi. Marjan Kodheli goditi me thikë babanë e tij, 70-vjeçarin Pjetër Kodheli, duke i marrë jetën.
Burimet policore bëjnë me dije se autori dyshohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor dhe është larguar menjëherë pas krimit, ndërsa policia vijon kërkimet intensive për kapjen e tij.
Pa kaluar shumë orë në Kalanë e Beratit Beratit, 63-vjeçari Kristo Mema, me precedent kriminal, vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë.
Viktima ishte duke vizituar Beratin si turist, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit me autorin.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të këtij krimi të rëndë.
Paralelisht, një shpërthim me lëndë eksplozive tronditi paraditen e sotme lagjen “Arra e Madhe” në Tiranë.
Shpërthimi ndodhi pranë automjetit të punonjësit të Tatimeve, Enea Buzukja, i cili u plagos dhe u dërgua në spital për mjekim.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorëve. Një makinë e djegur në fshatin Dragoç dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen.
View this post on Instagram
Tre vrasje dhe një plagosje e rëndë brenda pak orësh janë një alarm serioz për rendin dhe sigurinë, duke nxjerrë në pah dhunën e paprecedentë që po përshkon vendin dhe nevojën urgjente për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet./Versus.al
