Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. *Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. *Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mësohet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. *Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.
VIDEO/ Vr*u me thikë kolegun në sy të klientëve, momenti kur policia arreston autorin e ngjarjes e rëndë te Komuna e Parisit

Janë publikuar pamje e momentit të arrestimit të autorit të ngjarjes së rëndë tek Komuna e Parisit, mesditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda restorantit ‘City Lounge’ ku 41 vjeçari Filip Shehu me profesion picier godit për vdekje 34 vjeçarin Indrit Ismaillarin i cili ushtronte detyrën e kuzhinierit në të njejtin biznes./Versus.al
View this post on Instagram
Sherri te ‘Komuna e Parisit’/ U godit me thikë nga kolegu i tij brenda restorantit, humb jetën kuzhinieri (EMRAT)

Indrit Ismaillari, 34 vjeç ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë nga kolegu i tij 41 vjeç Filip Shehu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambjentet e lokalit “City Lounge” tek Komuna e Parisit mesditën e sotme.
Sipas burimeve viktima punonte si kuzhinier tek ‘City Lounge’ ndërsa autori kolegu i tij ushtronte detyrën e picierit në të njejtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/Versus.al
View this post on Instagram
VIDEO/ E rëndë te Komuna e Parisit, punonjësi i restorantit godet me thikë kolegun e tij në prani të klientëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në lagjen “Komuna e Parisit”, brenda lokalit “City Lounge”, ku një punonjës ka goditur me thikë kolegun e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Burime për Versus.al bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë një grindjeje të momentit në kuzhinë.
Sipas dëshmitarëve, konflikti ka eskaluar shpejt dhe njëri prej punonjësve ka marrë thikën dhe e ka goditur kolegun.
Klientët e lokalit kanë qenë dëshmitarë të gjithë skenës, duke rrëfyer se autori tashmë i arrestuar e goditi viktimën në sy të tyre.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit./Versus.al
View this post on Instagram
