AKTUALITET /

4 të rinjtë që vdiqën në Fushë-Prezë, udhëtonin me 170 km/orë! Shoferi i betonieres: Harrova të ndizja bllokazhin

Shkruar nga Versus
4 të rinjtë që vdiqën në Fushë-Prezë,
Tre prej 4 viktimave në Fushë-Prezë, 2 vëllezërit Enejdi dhe Erlind Laçi dhe Erikejd Kurti

Aleksandër Krashi, 25 vjeçari i arrestuar nga policia për aksidentin e ndodhur në Fushë-Prezë ku vdiqën 4 të rinj, ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Ai tha se betonierja që drejtonte i ishte fikur sapo kishte hyrë në rrugë kryesore, për shkak se i kishte mbaruar nafta. Sipas tij, kishte harruar të ndizte bllokazhin ndërkohë që kishte shkuar në karburant për të marrë naftë.

“Sapo hyra në rrugën kryesore, m’u fik betonierja për naftë. Tentova dy herë ta nis, por nuk ia dola, më pas shkova në karburant. Por harrova të ndizja bllokazhin e makinës"- ka deklaruar Krashi në komisariat. 

Viktimat, Enejdi, Erlindi Laçi (vëllezër) 25 dhe 20 vjeç, Erikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç, po udhëtonin me mjetin tip “Benz” teksa ktheheshin nga aeroporti ku kishin marrë njërin prej vëllezërve.

Sipas grupit hetimor, drejtuesi i mjetit Enejdi Laçi ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë në momentin që është përplasur me betonieren e parkuar nga Aleksandër Krashi i cili nuk kishte as patentë për drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Të rinjtë parakaluan dy kamionë para se të përplaseshin me betonieren dhe makina të shpërthente në flakë.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Saimir Hoxha, pronari i firmës “Hel Jon” ku punonte Krashi. Saimir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor të 2021-it në Qafë Mollë. Versus.al

Poll