
Korçë- Policia e Pogradecit ka arrestuar sot 39 vjeçarin Spartak Çela të shpallur në kërkim prej 4 vitesh për të shtëna me armë zjarri ndaj disa personave.
Në vitin 2020, Çela ka qëlluar me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Vlorës në tentativë për të vrarë shokun e tij Bledi Shahinin. Ky i fundit mbeti i plagosur asokohe.
Në prill të këtij viti, emri i Çelës u shfaq sërish pasi u zuri pritë dhe kërcënoi punonjësit e Task Forcës të cilët ishin në terren në fshatin Buzaishtë të Velçanit duke verifikuar personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Sipas autoriteve policore, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masa “Arrest me burg” dy herë ndaj tij për veprat penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë ”, “Prodhimi, shitja dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të të policisë”. Versus.al








