AKTUALITET /

6 muaj zvarritje, shtyhet sërish seanca paraprake për aferën "Partizani"! Avokati Gjokutaj: Maskaradë juridike

Shkruar nga Versus
6 muaj zvarritje, shtyhet sërish seanca paraprake për aferën
Kreu i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të pandehur për dosjen "Partizani"

Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët, Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish vendimin seancën paraprake ku do të vendoset nëse dosja “Partiazani” do të kalojë për gjykim.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë sërish mungesa e njërit prej avokatëve të cilin GJKKO e ka zëvendësuar. Arsyeja e mungesës së tij ishte për shkaqe shëndetësore.

Data e caktuar nga GJKKO është 23 prill, ndërsa tashmë bëhen 6 muaj që prej mbylljes së hetimeve dhe pavarësisht kësaj, ende është mbajtur seanca paraprake ku do të vendoset nëse Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, do të kalojë ose jo për gjykim.

Në dalje të GJKKO, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se nuk mund të thirren dëshmitarë në seancë paraprake ndërsa e cilësoi procesin si “maskaradë juridike”.

“Deri tani nuk kemi të bëjmë me gjykimin por është seancë paraprake dhe nuk mund të thërrasim dëshmitarë. Nuk kam dëgjuar deri më sot që një prokurori të ketë firmën e një personi dhe ta thërrasë në cilësinë e deklaruesit e të marrë informacione të caktuara.

Nuk është komplekse por nuk ka asnjë provë. Ju lexojini si të doni. Është detyrë e imja të sqaroj këtë maskaradë juridike me firma të falsifikuara”- u shpreh Gjokutaj.

Sipas avokatit në orën 13:00 të datës 23 prill, do të jetë fundi i seancës paraprake, ndërsa tha se pret që GJKKO të marrë kohë për të vendosur nëse dosja do kalojë për gjykim, pasi në të kundërt procesi nuk do të ishte serioz. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: