
Korçë- Një vajzë e mitur 15 vjeçare me inicialet F.R është raportuar e zhdukur pasi prej disa ditësh është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.
Ka qenë motra e saj 19 vjeçare e identifikuar si S.R e cila ka bërë denoncimin se e mitura ishte larguar nga shtëpia më datë 21 tetor.
Policia po punon për gjetjen e 15 vjeçares e cila prej 8 ditësh ka humbur gjurmët me familjen e saj. Versus.al
