AKTUALITET /

"9 policë të arrestuar në flagrancë", AMP bën bilancin për 6 mujorin: 232 policë janë denoncuar në prokurori

Shkruar nga Versus

"9 policë të arrestuar në flagrancë", AMP bën

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar bilancin e punës së institucionit për 6 muajt e parë të vitit 2026. Vihet re se gjatë kësaj periudhe, janë pezulluar nga detyra 24 efektivë, ndërsa janë referuar materialet në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 gardistë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë 9 punonjës policie, 1 gardist dhe një punonjës i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të cilët janë arrestuar në flagrancë. Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe një numër i lartë kërkesash dhe denoncimesh, por shumica e tyre kanë rezultuar të pabazuara.

Në njoftimin e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë administruar 752 kërkesa, nga të cilat 434 kanë rezultuar të pabazuara, ndërsa në 251 raste pretendimet nuk kanë mundur të provohen. Versus.al

Poll