AKTUALITET /

VIDEO/ Njerëzit e Manjës dhunuan protestuesit, nuk pyesin as për policët, i shtyjnë brenda lokalit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Njerëzit e Manjës dhunuan protestuesit, nuk pyesin as për

Kur kanë kaluar disa javë nga protesta e qytetarëve para Kuvendit ku pati disa persona të lënduar nga përplasja me njerëzit e deputetit të PS, Ulsi Manja, janë publikuar pamje të reja brenda lokalit ku ndodhi sherri.

Videoja e publikuar nga eksperti i IT dhe aktivisti, Gent Progni tregon momentin kur persona për të cilët thuhet se janë truproja të Ulsi Manjës, ofendojnë e dhunojnë protestuesit që po pinin kafe në lokal.

Forcat e policisë që ishin brenda lokalit, as nuk përfillen, madje njëri prej tyre edhe i shtyn efektivët teksa nuk përmbahet ndaj protestuesve. Rasti sjell në kujtesë të njëjtën ngjarje të ndodhur në Zvërnec ku persona civilë të policisë private merrnin zvarrë protestuesit dhe policia sërish nuk mori asnjë masë, përveçse rrinte si mburojë para gardhit të vendosur.

Për personat e përfshirë në sherrin me protestuesit, ende nuk ka patur asnjë masë të ndërmarrë nga policia, ndërsa njëri prej qytetarëve pati thyerje të hundës nga goditjet e marra. Versus.al

Poll