
Ditën e sotme u mbajt për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës masive të nisur më 31 maj nga qytetarët. Por mbledhja është zhvilluar me debate pasi në sallë disa prej të pranishmëve kanë dalë kundër mënyrës së organizimit.
Njëri prej protestuesve u ankua se në Kuvend nuk ishte asnjë prej atyre që kishte parë në marshim dhe se nuk kishte patur një njoftim zyrtar.
“Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protestuesve në prapaskenë.
Ndërsa si kundërpërgjigjie, njëri prej organizatorëve i cili në një moment pati pengesa teksa fliste, u kërkoi personave që ishin kundër që të mos i “sfidonin”.
“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë”, u shpreh ai, duke shkaktuar më pas një reagim të ashpër në sallë.
Njëri prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë, por 3 djem nxituan duke e kundërshtuar me forcë. Nuk dihet ende me çfarë tagri është organizuar ky Kuvend Kombëtar dhe cilat janë figurat kryesore të tij në kushtet kur protestuesit edhe në rrjete sociale pretendojnë se nuk janë informuar për diçka të tillë. Versus.al

