
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim.
Xoxa ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për rreth 1 orë e shoqëruar nga avokati i saj. Mësohet se bashkëshortja e Veliajt nuk ka pranuar të japë sqarime duke refuzuar të pyetet, me argumentin se nuk është njohur me të gjitha aktet hetimore.
Raportohet se të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Erion Veliaj gjatë ditës së djeshme kur u mor në pyetje nga SPAK dhe iu komunikua akuza shtesë për futjen e sendeve të paligjshme në qeli.
Dyshohet se Veliaj ka thyer rregullat e paraburgimit duke folur me bashkëshorten e tij me telefonin e një prej punonjësve të grupit të oficerëve që e shoqëronin në Apelin e GJKKO më 13 shkurt. Telefonata u zbulua nga celulari i Ajola Xoxës i cili është vënë në përgjim. Versus.al







