AKTUALITET /

Aksident, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Versus

Aksident, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së leshpunueses, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor.

Raportohet se drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Poll