
Berat- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Për pasojë ka ndërruar jetë 51 vjeçari Eduart Ismaili, njëri prej drejtuesve të mjeteve.
Ndërsa shoferi tjetër 31 vjeçari F.P i cili përplasi makinën e viktimës, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Versus.al








