AKTUALITET /

Aksident fatal në Laç, makina përplas për vdekje qytetarin! Shoferi ia mbath nga vendngjarja

Shkruar nga Versus
Aksident fatal në Laç, makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

Lezhë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të quajtur “Mbikalimi i Patokut-Laç” ku dyshohet se një automjet ka përplasur F.H 59 vjeç teksa kalonte rrugën.

Fillimisht 59 vjeçari u transportua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit së bashku me makinën që drejtonte është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. Versus.al

Poll